Autoritetet shëndetësore në Hong Kong kanë vendosur në karantinë afro 100 banorë që jetojnë në të njëjtin kompleks apartamentesh, pasi dy banorë u testuan pozitivë për coronavirusin e ri, ose COVID-19.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, banorët e prekur nga sëmundja – një grua 62-vjeçare dhe një pacient mashkull 75-vjeçar – jetuan në kate të ndara të ndërtesës, duke ngjallur frikën se virusi mund të transmetohej përmes tubave të ujit.
Qendra për Mbrojtjen e Shëndetit të Hong Kong-ut tha se po hetonin nëse të dy rastet ishin të lidhura apo jo dhe u bëri thirrje banorëve që të pastrojnë dhe dezinfektojnë tubat dhe të heqin kapakun e tualetit përpara se të lëshojnë ujin.
Një frikë e tillë, siç thuhet më tej, vjen nga një përvojë e Hong Kongut, nga kujtimet e shpërthimit të SARS në 2003 i cili vrau mbi 100 njerëz në rajon.
Siç thuhet më tej, më shumë se 300 nga rastet e SARS në Hong Kong kishin qenë të lidhura me një kompleks të madh apartamentesh, në të cilin virusi u përhap nëpër sistemin e kanalizimit dhe ndotjen e mjedisit, zbuloi një hetim i qeverisë së Hong Kong-ut.
Me rekomandimin e ekspertëve, qeveria ka vendosur në karantinë banorët që jetojnë në të gjitha njësitë, në 30 kate të veçanta.
Coronavirusi – zyrtarisht i quajtur COVID-19 – u raportua për herë të parë në fund të dhjetorit në Wuhan, Kinë.
Aktualisht ka 50 raste të virusit në Hong Kong dhe njerëzit që vijnë nga territori i Kinës u kërkohet të kalojnë në karantinë për 14 ditë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë