LAJMI I FUNDIT:

Në hamburgerët amerikanë gjendet ADN-ja e minjve dhe njerëzve

Në hamburgerët amerikanë gjendet ADN-ja e minjve dhe njerëzve

Na bazë të një hulumtimi të kryer nga kompania “Klier” që merret me kontrollimin e cilësisë së ushqimit, është konstatuar se tek hamburgerët në Shtetet e Bashkuara është gjetur ADN-ja e minjve dhe njerëzve.

Në një studim të bazuar në mostrat e 258 hamburgerëve, janë zbuluar dy raste të pranisë së mishit në produktet vegjetariane, kurse në tre tjera gjurmë të ADN-së së minjve dhe në një rast ADN-ja e njeriut, transmeton Telegrafi.


Në raport thuhet se shkaku i pranisë së ADN-së njerëzore tek hamburgerët, janë flokët, lëkura apo thonjtë që janë përzier me mishin gjatë procesit të prodhimit.

Në shumicën e hamburgerëve vegjetarianë janë gjetur gjurmë mishi të viçit. /Telegrafi/