Në gjendje të dehur sulmon fizikisht nënën e tij, arrestohet një i dyshuar në Gjakovë


Një person është arrestuar mesditën e së martës në Gjakovë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, i njëjti ka qenë në gjendje të dehur.
Viktima nuk ka pranuar të marr tretman mjekësore, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 02.02.2021 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht nënë e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































