LAJMI I FUNDIT:

Më në fund zbulohen “super ushqimet” që konsumojnë yjet e futbollit si, Ronaldo, Messi, Benzema e të tjerë

Më në fund zbulohen “super ushqimet” që konsumojnë yjet e futbollit si, Ronaldo, Messi, Benzema e të tjerë

Lojtarët e futbollit po i japin rëndësi të madhe ushqimit. Prej disa muajsh është e zakonshme të flitet për ushqimet që konsumojnë ata.

Superushqime, kështu quhen në dhomat e zhveshjes së ekipeve të futbollit produktet që janë natyrale, por përmbajnë lëndët ushqyese të nevojshme.

Ushqimet që po preferojnë futbollistët e mëdhenj janë algat, pasi ato ofrojnë lëndë ushqyese. Mund të konsumohen para, gjatë dhe pas stërvitjes. Përveç kësaj, ato ofrojnë shtatë herë më shumë proteina sesa mishi, perimet apo peshku.

Por, çfarë përmbajnë këto super ushqime?

Është burim i fenilalaninës, përshpejton metabolizmin dhe eliminon më shpejt toksinat nga trupi.

Kanë fuqi ngopëse kur bien në kontakt me ujin e trupit.

Përmbajnë vitamina A, B1, B2, C, D, E dhe K, kalium, hekur, fibra ose kalcium (deri në dhjetë herë më shumë se qumështi).

Reklama
Reklama

Ka veti antivirale dhe antiinflamatore, që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.

Algat kanë diçka shumë të rëndësishme në favorin e tyre për këta tre futbollistë dhe ajo është se vlera e tyre kalorike është pothuajse zero. Për këtë arsye, futbollistët e mëdhenj si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo i kanë përfshirë në dietat e tyre.

Një tjetër sportist i njohur që e do këtë ushqim është Karim Benzema, sulmuesi i Realit të Madrid. Francezi është në gjendjen më të mirë fizike të karrierës së tij dhe baza është në kuzhinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Humbi 1 milion euro në një dorë pokeri, reagimi i çuditshëm i Neymarit ka befasuar të gjithë

Humbi 1 milion euro në një dorë pokeri, reagimi i çuditshëm i Neymarit ka befasuar të gjithë

Ligue 1
Real Madridi ka besim në triumfin ndaj Barcelonës në El Clasicon e ardhshme

Real Madridi ka besim në triumfin ndaj Barcelonës në El Clasicon e ardhshme

La Liga
Chelsea dhe Man Utd në ‘luftë’ për portierin Onana, Interi i vendos çmimin

Chelsea dhe Man Utd në ‘luftë’ për portierin Onana, Interi i vendos çmimin

Serie A
Dy yjet e ekipit kërcënuan me largim nga Tottenhami nëse Conte do të mbetej trajner

Dy yjet e ekipit kërcënuan me largim nga Tottenhami nëse Conte do të mbetej trajner

Premier League
Iu bashkua skuadrës kineze, mediat kroate zbulojnë super kontratën e Arijan Ademit në Azi

Iu bashkua skuadrës kineze, mediat kroate zbulojnë super kontratën e Arijan Ademit në Azi

Ndërkombëtare
Salah dhe Mac Allister, dy objektivat e mëdha të Real Madridit

Salah dhe Mac Allister, dy objektivat e mëdha të Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori