LAJMI I FUNDIT:

Në ditëlindjen e Kate Mossit, Rita Ora publikon fotografi ku shfaqet e zhveshur në shtrat me të

Në ditëlindjen e Kate Mossit, Rita Ora publikon fotografi ku shfaqet e zhveshur në shtrat me të
Rita Ora. Fotyo: Jeff Spicer/Getty Images./Guliver

Këngëtarja Rita Ora po vazhdon të mbetet një prej emrave më të diskutuar në mediat e huaja.

Ajo është e ndjekur nga një numër i madh fansash në rrjetet sociale, në të cilat është shpesh aktive dhe ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.


Rita Ora (Foto: Joe Maher/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, Rita ka vendosur të urojë një nga mikeshat e saj më të mira për ditëlindje, dhe me këtë rast ka publikuar disa fotografi mjaft interesante në shoqëri të saj.

Rita Ora arrin mbi 200 milionë klikime në YouTube me këngën e saj të fundit "Let you love me"
Lexo po ashtu Rita Ora arrin mbi 200 milionë klikime në YouTube me këngën e saj të fundit "Let you love me"

Në njërën prej imazheve, këngëtarja shqiptare e zhveshur në shtrat bashkë me shoqen, modelen Kate Moss.

“Është vetëm një KM. Urime ditëlindjen! Ti bënë shumë për të gjithë dhe kjo është dita jote! Ti meriton botën! Të dua gjithë dhe përgjithmonë dhe jam shumë e lumtur që je shoqja ime”, ka shkruar ndër të tjerash Ora në mbishkrimin e fotografisë.

Rita përndryshe shënoi edhe një tjetër sukses, duke arritur të nominohet me dy projekte muzikore në kategorinë “Videoja më e mirë” në BRIT Awards.

Në pak muaj, këngëtarja shqiptare do të nisë turin e saj të koncerteve “phoenix”, për të promovuar këngët më të reja të albumit të saj. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)