LAJMI I FUNDIT:

Në ditëlindjen e 34-të, reperit Gold AG i bëjnë dhuratë tortë me dizajnin e UÇK-së

Në ditëlindjen e 34-të, reperit Gold AG i bëjnë dhuratë tortë me dizajnin e UÇK-së
Foto: Gold AG/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka festuar sot (e martë) ditëlindjen e tij të 34-të.

Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.


Për një nga urimet më të përzemërta u kujdes bashkëshortja e tij, Ermira, e cila i ka bërë një dedikim romantik atij në rrjetet sociale.

Foto: Gold AG/InstaStory

“Urime ditëlindjen dashuri”, shkroi ajo në një fotografi të bashkëshorit të saj të publikuar në InstaStory.

Ndërkohë, në këtë ditë të veçantë, reperit me prejardhje nga Presheva i është bërë një dhuratë e veçantë.

Të afërmit e tij i kanë përgatitur atij një tortë me dizajnin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo vjen si pasojë e këngëve të shumta që ai i ka dedikuar UÇK-së si dhe ndjenjës së patriotizmit, të treguar në shumë prej intervistave të tij.

“Faleminderit pa fund të gjithëve për urimet, ju paça gjithmonë! Ëmbël ju shkoftë jeta”, shkroi Gold AG në një fotografi të tortës së ditëlindjes, të publikuar në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/