Blue Ivy tërheq vëmendjen me ngjashmërinë me Beyoncé gjatë një daljeje familjare

Blue Ivy Carter ka tërhequr vëmendjen gjatë një daljeje familjare në koncertin e Lauryn Hill, ku u shfaq përkrah prindërve të saj të famshëm, Beyonce dhe Jay-Z, si edhe ish-anëtares së Destiny's Child, Kelly Rowland.
14-vjeçarja u komentua gjerësisht për stilin e saj, i cili i ngjante shumë pamjes ikonike të Beyoncé gjatë viteve 2000.
Me flokët kaçurrela, syze dielli vintage dhe aksesorë të artë, Blue Ivy u cilësua nga fansat si një "kopje" e nënës së saj, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Beyonce zgjodhi një paraqitje më të thjeshtë, me një bluzë të gjerë me mbishkrimin “Hamptons”, kapelë bejsbolli dhe syze dielli, ndërsa Jay-Z iu bashkua familjes duke shijuar koncertin.
Në një moment, të tre u panë duke kënduar dhe kërcyer me hitet e Lauryn Hill.
Dalja e tyre vjen vetëm pak javë pasi Beyonce dhe Blue Ivy surprizuan publikun me një paraqitje të përbashkët në skenë gjatë një prej koncerteve të Jay-Z në stadiumin Yankee, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë mes nënë e bijë. /Telegrafi/

















































