Selin Bollati ka festuar ditëlindjen e 24-të në një organizim privat, të rrethuar nga familjarë, miq të afërt dhe njerëzit më të dashur për të.

Në festë ishte i pranishëm edhe partneri i saj, DJ Gimbo, me të cilin krijoi një lidhje gjatë qëndrimit në Big Brother, lidhje që vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut.


Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes erdhi kur Gimbo vendosi ta surprizonte Selinin.

Foto: TikTok

Ai organizoi ardhjen e defatorëve, të cilët sollën atmosferë festive dhe e bënë atmosferën edhe më të veçantë për vajzën e ditëlindjes.

Pamjet nga surpriza janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku kanë marrë komente të shumta nga ndjekësit e çiftit, të cilët kanë vlerësuar gjestin romantik të DJ-it.

Selini dhe Gimbo vazhdojnë të shijojnë historinë e tyre të dashurisë edhe pas përfundimit të spektaklit, duke u shfaqur shpesh së bashku në evente dhe momente nga përditshmëria e tyre.

Defatoret e njëjta duket se kanë qenë edhe në Big Brother, në ditën kur Selin dhe Gimbo patën një dasmë. /Telegrafi/