LAJMI I FUNDIT:

Në Cineplexx jepet premiera e filmit “I fshehur” – çfarë “fshihet” pas historisë mistike dhe reale që trajtohet në dramën e frikshme shqiptare?

Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi

Filmi “I fshehur (Hidden)” i realizuar nga kinematografia shqiptare në Maqedoninë e Veriut, u dha premierë për publikun shqiptar të Kosovës në kinemanë ‘Cineplexx’, në Prishtinë.

Filmi i zhanrit dramë/horror është mister dhe po aq aktual, pasi trajton një temë të pranishme për shumë vite në popullatë, por të mbajtur “të fshehur” – siç është ajo e trajtimit të çështjeve mendore.


Skenari sillet rreth dy personazheve kryesore, Norës (rol i luajtur nga Gresa Pallaska) dhe Dini (rol i luajtur nga Naser Rafuna), të cilët nga një jetë të lumtur bashkëshortore, përfundojnë në probleme traumatologjike dhe para-psikologjike, shërimin e të cilave e kërkojnë sa te mjeku e aq edhe te predikuesit fetarë.

Producentja, regjisori dhe disa nga aktorët morën rrugë nga Shkupi për të qenë prezentë në premierë, ndonëse dy bashkëpunëtorët e tyre në rolet kryesore (Gresa dhe Naseri), nuk u panë në filmin që po shfaqej për herë të parë në qytetin e tyre.

“Filmi ‘I fshehur (Hidden)’ është produkt i Sejvin Production, i cili është i financuar nga Agjencioni i Filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Filmi është i realizuar në fund të vitit 2018 dhe fillim të vitit 2019, mirëpo për shkak të COVID-19 është zgjatur pak edhe faza e post-produksionit edhe faza e shfaqjes së filmit. Edhe pse kaloi një kohë e gjatë dhe filmi ka pasur një rrugëtim dhe sukses, deshëm që në një istancë të fundit, filmin ta shfaqim edhe në ‘Cineplexx’ dhe të gjitha kinematë, që njerëzit, artdashësit që janë të interesuar për filmin, të vijnë dhe ta shohin”, tha producentja e filmit, Drita Mamuti – Fazlija.

Drita Mamuti – Fazlija (Foto: Telegrafi)

Ndërkohë, regjisori i “I fshehur”, Arsim Fazliu e nisi me falënderime për stafin fjalimin e tij mbi filmin.

“Një film i bazuar më shumë në lojë të aktorëve pasi edhe vet jam me profesion aktor dhe kam dashur që nga fillimi i skenarit, theksi i veçantë të jetë aktrimi dhe jo skenat vizuale apo të tjera. Mendoj se ia arritëm falë këtij ekipi të mrekullueshëm, të atyre që mungojnë dhe këtyre që janë prezentë”, tha Fazlija.

Tutje, ai tregoi arsyen se pse u titullua “I fshehur” dhe temën “e fshehur” që filmi trajton.

“Titullohet ‘I fshehur’, por ne në këtë rast nuk e kemi vënë në pikën që të themi se është problem psikik, psikiatrik ose fetar. Ne thjesht jemi marrë me problemin që ballafaqohet një çift në këtë rast, që ka problem të mëdha, por ajo që thoni ju është e vërtetë që inspirimin e kam marrë nga jeta reale. Dhe më ka intriguar fillimisht karakteri që transformohet në një karakter tjetër dhe mua si aktor më ka lënë shumë mbresa dhe kam filluar ta hulumtoj atë”, theksoi Arsim Fazlija.

Arsim Fazlija (Foto: Telegrafi)

Ndërkohë, aktori Muzafer Etemi shtoi se ka pasur një paraqitje të vogël në film, por një rëndësi të veçantë prapa kamerave në realizimin e tij teknik.

“Kam një rol të vogël aty, një rol që e kam dashur natyrisht, por më shumë kam qenë pjesë e ekipit organizativ. Edhe kam kontaktuar me të gjithë këta aktorët për punë teknike, që është një proces i mrekullueshëm, i jashtëzakonshëm”, tha Etemi.

Muzafer Etemi (Foto: Telegrafi)

Aktori i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Bajrush Mjaku, tha se e pranoi ftesën për të qenë pjesë e filmit “I fshehur” me dilemat e tij mbi aktorët e roleve kryesore (të njohur kryesisht nga publiku shqiptar si aktorë të komedisë), por që në fakte, Pallaska dhe Rafuna i befasuan të gjithë për të mirë.

“Dilemën e kam pasur te Gresa dhe Naseri, sidomos te Naseri – pasi mendoja se do të përsëriten ato personazhe që i njohim çdo ditë, që i shohim në TV. Sidomos për Gresën s’kam çfarë flas – është aktore e shkëlqyer dhe është shumë dimensionale në realizimin e këtij personazhi, Por ato dilema që i kam pasur, kur e kam parë filmin i hoqa dhe e pash se ia paska vlejtur të jem pjesë e këtij filmi”, tha Mjaku.

Bajrush Mjaku (Foto: Telegrafi)

Për fund, aktori Hamdi Rashiti bëri thirrje që të rritet mundësia e bashkëpunimit mes kinematografisë së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut me atë të Kosovës dhe Shqipërisë

“Unë ftoj filmografinë e Kosovës që të bashkojmë forcat dhe buxheti që është pak më i vogël të shtohet edhe me Kosovën dhe Shqipërinë, dhe kështu mund të bëjmë një film me një buxhet më të madh”, tha ai.

Hamdi Rashiti (Foto: Telegrafi)

Filmi “I fshehur” do të jetë i disponueshëm për t’u parë nga shikuesit në kinemanë Cineplexx që nga 25 maji. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Kosova me Mirënjohje të Veçantë në Bienalen e Venecias – ministrja serbe e lëshon sallën

Kosova me Mirënjohje të Veçantë në Bienalen e Venecias – ministrja serbe e lëshon sallën

Magazina
Sa është e pasur Adriana Matoshi? Aktorja dhe deputetja e njohur deklaron pasurinë e saj

Sa është e pasur Adriana Matoshi? Aktorja dhe deputetja e njohur deklaron pasurinë e saj

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Magazina
Kalo në kategori