LAJMI I FUNDIT:

Në Argjentinë kanë filluar të ëndërrojnë, ish-klubi i Messit me postim epik: Përshëndetje Zot, jam unë përsëri

Në Argjentinë kanë filluar të ëndërrojnë, ish-klubi i Messit me postim epik: Përshëndetje Zot, jam unë përsëri

Lionel Messi është kryefjala e titujve të mediave në mbarë botën.

Derisa pritej njoftimi zyrtar i Barcelonës për vazhdimin e kontratës së Messit, ka ndodhur krejtësisht e kundërta, ku klubi katalunas doli me njoftim se argjentinasi është larguar.


Ikona e Barcelonës nuk mund të vazhdoj, pasi e gjitha kjo për shkak të financave që Barcelona nuk mund ta regjistrojë.

Por derisa tifozët e Barcelonës janë në shok të vërtetë, në Rosario të Argjentinës ka filluar festa dhe ëndërrojnë rikthimin e madh të Messit në shtëpi.

Ka qenë klubi i fëmijërisë së Messit, Newell’s Old Boys që me një postim shaka ka ndezur gjithçka.

Faqja e klubit argjentinas ka shpërndarë postimin e Barcelonës dhe me një meme interesante ka shkruar: Përshëndetje Zot, jam unë përsëri”, ka shkruar faqja e Newll’s Old Boys që është bërë virale në Twitter.

Në një tjetër postim nga klubi argjentinas shihen tifozët në kulmin e lumturisë, sigurisht pas një goli të shënuar nga skuadra e tyre.

“Rosorio në këtë moment”, ishte mbishkrimi sipër kësaj foto fantastike të tifozëve argjentinas nga faqja zyrtare e klubit.

Të gjithë në Argjentinë kanë filluar të ëndërrojnë rikthimin e Messit në shtëpi, edhe pse një gjë e tillë duket e pamundur.

Newll’s do të ketë nevojë për më shumë sesa vetëm fuqinë e lutjes nëse duan vërtetë Messin, pasi argjentinasi fitoi rreth 500 mijë euro në javë nga kontrata e fundit me Barcelonën.

Mediat e mëdha botërore po e shohin të ardhmen e Messit vetëm te PSG ose Manchester City, dy klube të fuqishme financiare të cilat nuk do ta kenë problem ta mbulojnë me para argjentinasin.

Gjithsesi në Argjentinë kanë filluar lutjet që Messi të rikthehet në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori