LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimi i madh i Bradley Cooper për rolin e dirigjentit Leonard Bernstein

Ndryshimi i madh i Bradley Cooper për rolin e dirigjentit Leonard Bernstein
(Foto: Twitter/Netflix)

Bradley Cooper e ka ndryshuar aq shumë dukjen për rolin në filmin “Maestro”, sa që nuk njihet.

Në realizimin e ri të Netflix, ai luan rolin e dirigjentit amerikan, Leonard Bernstein. Muzikanti i njohur lindi në vitin 1918, ndërsa ndërroi jetë në vitin 1990 për shkak të sulmit në zemër që erdhi si pasojë e pamjaftueshmërisë së mushkërive.

Në fotografitë promovuese shihet Cooper në rolin e Bernsteinit të ri, ndërsa krahas tij është aktorja Carey Mulligan.


(Foto: Twitter/Netflix)

Po ashtu, shfaqet aktori duke portretizuar protagonistin kryesor edhe në vitet e pjekurisë, ku ka pësuar një ndryshim të madh në dukje.

Gjeniu Leonard Bernstein
Lexo po ashtu Gjeniu Leonard Bernstein
(Foto: Twitter/Netflix)

Ka qenë pikërisht Cooper që e ka shkruar skenarin së bashku me Josh Singer, derisa të famshmit Martin Scorsese dhe Steven Spielberg janë producentë të filmit.

Xhirimet tashmë janë duke u zhvilluar, ndërsa premiera pritet të jepet gjatë vitit 2023.

(Foto: Twitter/Netflix)

“Si fëmijë kam qenë i fiksuar me dirigjimin dhe ushtroja me orë të tëra. Spielberg e dinte këtë. Më pyeti nëse doja ta portretizoja Bernsteinin, ndërsa kur e pa ‘A Star Is Born’, e kuptoi se mund të shkruaja edhe një skenar të mirë”, kishte treguar aktori në emisionin The Late Show with Stephen Colbert në muajin janar të këtij viti. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Netflix)

Në trend Magazina

Më shumë

"Paguhesha vetëm 50 euro për emision", Edona James zbulon arsyen se pse la Kosovën dhe zgjodhi të kthehet në Gjermani

Magazina
Rrezikon dënim deri në pesë vjet burg dhe 15 vjet dëbim - zbulohet se Noizy u arrestua në Zvicër për shkak të dhunës ndaj Medi Hysenit

Rrezikon dënim deri në pesë vjet burg dhe 15 vjet dëbim - zbulohet se Noizy u arrestua në Zvicër për shkak të dhunës ndaj Medi Hysenit

Magazina
Media zvicerane 'Watson': Noizy akuzohet jo për një, por për disa vepra penale në Zvicër

Media zvicerane 'Watson': Noizy akuzohet jo për një, por për disa vepra penale në Zvicër

Magazina
Sofia Vergara duke u puthur me Tom Bradyn? Thashethemet thonë se ata po kalojnë pushimet së bashku në Ibiza

Sofia Vergara duke u puthur me Tom Bradyn? Thashethemet thonë se ata po kalojnë pushimet së bashku në Ibiza

Magazina
Rita Ora shfaqet me shumë stil në New York: Jam shumë e lumtur të jem këtu

Rita Ora shfaqet me shumë stil në New York: Jam shumë e lumtur të jem këtu

Magazina
Me çaj rusi e shalqi, Mc Kreshën dhe Capital T i bën bashkë gjysmëfinalja e Botërorit të Klubeve

Me çaj rusi e shalqi, Mc Kreshën dhe Capital T i bën bashkë gjysmëfinalja e Botërorit të Klubeve

Magazina
Kalo në kategori