LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimi drastik i këngëtares Sia (Foto)

Ndryshimi drastik i këngëtares Sia (Foto)

Ka preferuar shpesh herë që të mos zbulohet në paraqitjet e saj, duke u shfaqur me paruke në mënyrë që njerëzit të dëgjojnë vetëm zërin e saj të mrekullueshëm.

Është kjo këngëtarja australiane Sia, e cila tashmë është shndërruar në një divë të muzikës, me prurjet e projekteve të saj mbresëlënëse.


Ndonëse është munduar të mos e shfaq fytyrën e saj, prapëseprapë ka pasur raste kur nuk ka mundur ta shmang këtë gjë.

Kur dy divat e muzikës bëhen bashkë! Pink dhe Sia sjellin bashkëpunimin e tyre të ri (Video)
Lexo po ashtu Kur dy divat e muzikës bëhen bashkë! Pink dhe Sia sjellin bashkëpunimin e tyre të ri (Video)

Ajo është fotografuar së fundmi gjatë hyrjes në një aeroport, ku është shfaqur si gjithnjë elegante, por më shumë në sy binte lëkura e saj e rigjeneruar.

Ndonëse vitet kalojnë dhe mosha e saj rritet, këtë gjë po e “kundërshton” fytyra e saj, e cila në të vërtetë ka ndryshuar shumë nga vitet më parë, dhe Sia Furler duket vërtet më e bukur tani. /Telegrafi/