LAJMI I FUNDIT:

Ndombele përfundon befasisht në listën e dëshirave të Liverpoolit

Ndombele përfundon befasisht në listën e dëshirave të Liverpoolit

Liverpooli thuhet se ka bërë një veprim shokues për mesfushorin e Tottenham Hotspur, Tanguy Ndombele.

Reprezentuesi francez është lidhur me një largim këtë verë pas një sezoni të parë me shumë luhatje te Spurs.


Ndombele ka tërhequr interesimin nga Barcelona dhe Real Madridi, por tani do të kenë konkurrencë të fortë edhe nga Liga Premier.

Real Madridi i gatshëm ta rivalizojë Barcelonën për Ndombelen
Lexo po ashtu Real Madridi i gatshëm ta rivalizojë Barcelonën për Ndombelen

Sipas mediumit FootMercato, Liverpooli është gjithashtu i interesuar për francezin, të cilën tentuan ta transferojnë edhe vitin e kaluar nga Lyoni.

Reds thuhet se tani e kanë pyetur rivalin e tyre Spurs për një marrëveshje huazimi për sezonin e ardhshëm për Ndombelen.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është një tifoz i lojtarit dhe e sheh atë si pasues ideal të 34-vjeçarit James Milner, i cili mund ta ketë sezonin e fundit në Anfield.

Nga ana e tyre, një marrëveshje huazimi mund t’iu përshtatet Spurs nëse një mundësi e blerjes bihet dakord për afër 68 milionë euro të paguara për të një vit më parë. /Telegrafi/