LAJMI I FUNDIT:

Ndihma me hile e Kinës, gjatë krizës së koronavirusit

Ndihma me hile e Kinës, gjatë krizës së koronavirusit
Ilustrim

Takimi i Përgjithshëm Vjetor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), të hënën, ishte podiumi i një loje politike të pushtetit. Pandemia e koronavirusit që duhej të mbizotëronte në agjendë, papritur u kthye në një çështje e vogël. Në të gjithë botën, pesë milion njerëz së shpejti do të infektohen nga virusi potencialisht vdekjeprurës. Por, në selinë e OBSh-së në Gjenevë, u acarua një mosmarrëveshje për sistemin: cili sistem politik është më i miri për të mbrojtur me efikasitet një vend dhe njerëzit e tij në rast fatkeqësie? Simbolikisht ShBA përfaqëson demokracitë dhe Kina qeveritë totalitare.

Në një kohë kur Presidenti amerikan Donald Trump ia mbyll OBSh-së rubinetin e parave dhe kërcënon të largohet, homologu i tij kinez, Xi Jinping, është çuditërisht bujar. Kina do të vë në dispozicion dy miliardë dollarë ndihmë për vendet më të varfra e në zhvillim, gjatë dy viteve të ardhshme. Për krahasim: kontributi vjetor i ShBA-së në OBSh është rreth 500 milionë dollarë. Përveç kësaj, kreu kinez premtoi se do t’i ofrojë, si një “vlerë publike globale”, vaksinat kundër virusit koronavirusit, të zhvilluara dhe të certifikuara nga Kina.


Sisteme të shumta shëndetësore në botë, veçanërisht në vendet e pazhvilluara të Afrikës, janë të mbingarkuara nga nivelet jashtëzakonisht të larta të infektimit dhe varen nga ndihmat ndërkombëtare. Janë pikërisht këto vende që janë veçanërisht të ndjeshme ndaj ndihmës bujare nga “Mbretëria e Mesit”.

Nga ana tjetër, e gjithë kjo përshtatet në master planin e Kinës për të vazhduar punën në krye të rendit botëror. Sepse, aty ku ShBA-ja zvogëlon bashkëpunimin ndërkombëtar – për shembull në institucione të ndryshme të OKB-së – dhe lë një boshllëk, Kina hyn fuqishëm financiarisht dhe fiton më shumë peshë gjeopolitike.

Qëllimi i deklaruar i Pekinit është të krijojë një aleancë midis vendeve në zhvillim, në mënyrë që ata të bëhen të pavarur ekonomikisht dhe politikisht nga fuqitë e mëparshme koloniale dhe të hapin rrugë të reja. Kjo në një kohë kur ky vend autoritar përpiqet për hegjemoni vetë, të cilën Pekini, natyrisht, nuk e pranon asnjëherë.

Kina ndihmon pa parakushte politike, siç janë qeverisja e mirë ose të ngjashme. Pekini po financon projekte të mëdha infrastrukturore si pjesë e Iniciativës së tij të Rrugës së Mëndafshit, e cila përfshin gjysmën e globit – nga Kina përmes ngushticës së Gjibraltarit deri në Paqësorin e Jugut. Nga njëra anë, regjimi i kuq siguron lëndë të parë strategjike të rëndësishme në Afrikë për të plotësuar dëshirat e ekonomisë së vendit, nga ana tjetër hap tregje të reja për produktet e tij – aktualisht, veçanërisht fort në Evropën Lindore dhe Juglindore.

Për shkak të ngarkesës së madhe të borxhit të vendeve pranuese, po rritet edhe varësia politike nga Kina. Nëse një qeveri ka perspektivën e rizgjedhjes ose a do të mbetet një diktator në karrigen e pushtetit, kjo tani mund të varet nga një vendim i vetëm në selinë e Partisë Komuniste të Kinës. Pekini zgjedh në vende të tilla udhëheqës që janë të përshtatshëm për të.

Shtetet e Bashkuara nuk duan të heqin dorë pa rezistencë në luftën e sistemeve. Tajvanin, zyrtarisht si Republika e Kinës, ata po e përdorin si mashë në OBSh – një demokraci me 23 milionë njerëz e cila, megjithatë, nuk lejohet të jetë anëtare e OKB-së për shkak të pretendimit të Republikës Popullore se ekziston një Kinë. Edhe përpjekja për të marrë statusin e vëzhgimit në OBSh, dështon për shkak të rezistencës së Kinës.

Qeveria kritike ndaj Kinës, në Tajvan, e luftoi krizën në mënyrë shembullore dhe po merr lavdërime me të drejtë për këtë. Por, do të ishte një konkluzion i gabuar që të thuash se në krahasim me qeveritë autoritare, të gjitha demokracitë janë më të afta të përballen me krizën e koronavirusit. Ja një gabim fillestari nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo: Kur e vlerësoi Tajvanin, ai për fat të keq harroi që është pikërisht në vendin e tij – model për të gjitha demokracitë në botë – ku gjithçka po del nga kontrolli për shkak të krizës së koronavirusit.

Por, është gjithashtu e pandershme kur propaganda kineze pretendon se modeli kinez është më i mirë se çdo demokraci. Njerëzit nuk gëzojnë të drejtë vetëm të kenë shëndet dhe integritet fizik. Të drejtat e pandashme të njeriut, ato njerëzore, janë po aq thelbësore sa e drejta për lirinë e ushtrimit të fesë dhe lirinë e shprehjes. Dhe, prej këtyre Kina është ende vite dritë larg. /DW/

Në trend

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja
Kalo në kategori