Frank Lampard ka thënë se ndeshjet ma tifozë në Ligën Premier do të ndikojë që niveli i futbollit të bije.

Ky sezon i ligës angleze u ndërpre në mesin e muajit mars shkaku i coronavirusit, derisa 12 qershori është caktuar si datë kur mund të rikthehet klubet të luajën futboll.

Ndeshjet e mbetura do të luhen mbrapa dyerve të mbyllura, derisa Lampard beson se kjo nuk do t’i bëjë mirë futbollit.

“Ka gjëra që qartë do të ndikohen, ndoshta nuk do të kemi nivelin çfarë jemi mësuar të kemi me tifozët, sepse pikërisht ata e bëjnë Ligën Premier më të mirën në botë, sepse tifozët tanë na shtyjnë përpara dhe kjo është pse ndeshjet vendase kanë avantazhin dhe janë të rëndësishme”, ka thënë strategu i bluve.

“Sigurisht, është futboll. Do të ketë gjëra ndryshe dhe duhet t’iu flas lojtarëve për atë. Por, kur janë tri pikë, dhe kur luan për skuadrën, fokusi do të jetë aty”, ka pohuar më tej ai.

Chelsea aktualisht është në pozitën e katërt në Ligën Premier, e që shpreson të qëndrojë aty, derisa 92 ndeshje kanë mbetur pa u zhvilluar në ligën angleze. /Telegrafi/