0Shares

Është caktuar orari i ndeshjeve të 1/8 së finales së Digitalb Kupës së Kosovës, të cilat do të zhvillohen në fundjavën që vjen.

Këto ndeshje do ta përmbyllin stinori vjeshtor të garave në futbollin tonë.

Katër ndeshje do të zhvillohen të shtunën, derisa katër të tjerat të dielën.

Të shtunën spikat ndeshja mes Lirisë dhe Prishtinës, por edhe ajo mes Besës dhe Vëllaznimit.

Në anë tjetër Trepça ’89 do të përballet me Flamurtarin të dielën.

Të gjitha ndeshjet luhen në orën 12:30. /Telegrafi/  

E shtunë, 8 dhjetor

Liria – Prishtina

Besa – Vëllaznimi

Fushë Kosova – Ferizaj

Drita – Minatori ose 2 Korriku

E diel, 9 dhjetor

Trepça ’89 – Flamurtari

Ballkani – Gjilani

Dukagjini – Feronikeli

Kika – Istogu

Të gjitha ndeshjet luhen në orën 12:30

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)