LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë klarinetisti i njohur Xhafer Ibra

Ndërron jetë klarinetisti i njohur Xhafer Ibra
Xhafer Ibra

Klarinetisti i njohur nga Peja, Xhafer Ibra, është ndarë nga jeta sot, pasi ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë.

I ndjeri, ka ndërruar jetë sot në Zvicër në moshën 62 vjeçare, pas një kujdesi mjekësorë dhe pranë gjrit familjarë.


Familja njofton se ceremonia mortore do të zhvillohet në qytetin e tij të lindjes në Pejë.

Xhafer Ibra

Xhafer Ibra padyshim se me bagazhin dhe talentin e tij muzikor ka lënë gjurmë të pashlyera në artin muzikor ballkanas.

Të paktën kështu e kanë kujtuar në rrjetin e tyre social Facebook, këngëtari Ramadan Krasniqi-Dani dhe klarinetisti Sead Muqa – Sei.

Postimi i plotë nga Ramadan Krasniqi-Dani:

“Xhafer Ibra, një prej bilbilëve të klarinetës, me tërë bagazhin e tij muzikor, mbi 50 vjeçar, ja doli që të lë gjurmë në muzikën balllkanike! Si gjeneratë, ishte dhe mbeti mik i imi i fillimeve të karrierës! Jeta ka udhëkryqet e veta të cilat të ndajnë në obligime. Megjithatë, bashkëpunimi ynë nuk ka munguar, e miqësia asesi. Pushofshë në parajsë Xhafo”, ka shkruar Dani.

Dani dhe Xhafer Ibra

E ndërsa miku tjetër i të ndjerit, klarinetisti i njohur Sead Muqa-Sei e kujton kështu:

Postimi i plotë:

“Prej lajmeve më të rënda në jetën dhe karrierën time muzikore! Vdekja e maestro Xhefer Ibrës do të lë zbrazëti në artin muzikor ballkanas! Mjeshtër pusho në parajsën e merituar! Faleminderit për urtësinë dhe muzikën e madhe”, shkroi Sei. /Njeshi

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori