LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Idrizovës

Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Idrizovës

Mbrëmë në spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë V.K (46) nga Shkupi, i cili ka qenë i burgosur në burgun e Idrizovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB njoftojnë se i burgosuri ka ndërruar jetë pesë minuta pas mesnate. Ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.


Pritet që MPB të njoftojë për arsyet e vdekjes së të burgosurit./Telegrafi/