LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet seanca, mungojnë deputetët

Ndërpritet seanca, mungojnë deputetët

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi që nuk ka pasur deputetë të mjaftueshëm në sallë.

Në sesionin e pasdites kanë mbetur në sallë vetëm 57 deputetë. Me këtë rast kryesuesi i seancës Sabri Hamiti, tha se nuk mund të marrin asnjë vendim me këtë numër.


“Nuk mund të marrim vendime me 57 deputetë, andaj unë i lus shefat e grupeve parlamentare të artikulohen, a duan, kur duan ta vazhdojnë këtë mbledhje, a i sjellin 61 deputetë këtu”, tha Hamiti.

Shefi i Grupit Parlamentar, Adem Grabovci kërkoi që votimi të shtyhet për javën tjetër.

“Më vjen keq për kolegët e nderuar deputetë që nuk janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë. Kemi tre javë që nuk kemi pas seancë, e kemi obligim dhe përgjegjësi të marrim pjesë e të mundësojmë funksionim normal të Parlamentit të Kosovës. Duhet të bëjmë një zgjidhje. Të gjejmë një formë që deputetët që nuk marrin pjesë në votim, mos të kenë të drejtë të marrin mëditjet. Mendoj ta lëmë për  javën e ardhshme votimin”, tha Grabovci.

Edhe shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri tha se mospjesëmarrja e deputetëve në sallë është e pa kuptueshme.

“Është e pakuptueshme, nuk ka rëndësi se çka shkruan në dokumente, se ka pavarësi me qenë apo jo këtu, por mospjesëmarrja është papërgjegjësi totale. Mundemi që javën e ardhshme t’i votojmë këto pika që kanë mbetur”, tha Beqiri. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Kronika e Zezë
“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori