Ndeshja e zhvilluar në kryeqytetin e Kosovës përfundoi ashtu siç filloi pa gola edhe pse të dyja skuadrat kishin rastet e tyre.

Prishtinasit më shumë kishin raste shënimi, mirëpo në fund ata kanë mundur të pësojnë humbje, kur Nikoliqi goditi nga jashtë zonës por goditja e tij përfundoi jashtë portës.


Pas këtij barazimi Prishtina humb pozitën e dytë për të zënë vendin e tretë me 39 pikë të tubuara.

Besa ka arritur ta mposhtë edhe në një ndeshje tjetër Istogun, me rezultat të ngushtë 1-0.

Golin e vetëm për Besën në këtë takim e shënoi mesfushori me përvojë të madhe në futbollin kosovar Mensur Duraku nga penalltia.

Pas kësaj fitore Besa del në vendin e dytë me 41 pikë të tubuara duke lënë prapa Prishtinën me 39.

Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar Trepça ’89 e cila ka shkatërruar Ferizajn duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-0.

Më meritorët për këtë fitore të Trepçës ’89, ishte treshja e sulmit Kurtishaj-Hyseni-Lushtaku.

Blerand Kurtishaj arriti të shënonte dy gola në këtë sfidë ndërsa me nga një kontribuan edhe Lushtaku dhe Hyseni.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Kosova e Vushtrrisë që ka mposhtur në shtëpi të saj Trepçën 2-0.

Sulmuesi Daut Maxhuni shënoi golin e parë, ndërsa të dytin dhe të fitores e realizoi Veton Shabani në pjesën e dytë. /Telegrafi/

Rezultatet:

Hajvalia – Drita 2-1
Ferronikeli – Drenica 4-2
Prishtina – Vëllaznimi 0-0
Trepça ’89 – Ferizaj 4-0
Besa – Istogu 1-0
Kosova Vushtrris – Trepça 2-0
 

telegrafi sport app