LAJMI I FUNDIT:

Ndaj Turqisë nisën sukseset e Kosovës në hendboll, fillimi i mbarë synohet edhe në Eskishehir

Ndaj Turqisë nisën sukseset e Kosovës në hendboll, fillimi i mbarë synohet edhe në Eskishehir

Ishte 6 nëntori i vitit 2016, kur Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e fitoi pikën e parë në ndeshjet zyrtare kualifikuese. Ishte faza e parë kualifikuese për Euro 2020, ndërsa në Prishtinë, Përfaqësuesja jonë u takua me Turqinë. Ndeshja kishte fund dramatik, ndërsa përfundoi 24:24.

Kosova deri atëherë nuk kishte pikë të fituara, sa i takon ndeshjeve kualifikuese. Kapiteni aktual, Valon Dedaj kishte realizuar penallti në fund për barazimin me Turqinë në Prishtinë.

Më pas rritja e Përfaqësueses ka qenë graduale, por e pandalshme. Erdhi fitorja ndaj Izraelit dhe barazimi pa fat me Poloninë. Paraqitja solide ndaj Gjermanisë, barazimi me Italinë dhe fitorja bindëse me Gjeorgjinë. Rritja vazhdoi me fitoren dhe barazimin me Rumaninë dhe ndeshjet e mira me Malin e Zi.

Tani është koha për të nisur një cikël të ri kualifikues, atë për Botërorin 2023. Synimi është i qartë, njëra prej dy vendeve të para në grup dhe avancimi tutje.

Grumbullimi bëhet të premten, ndërsa ndeshjen e parë e kemi të mërkurën e ardhshme. Takohemi sërish me Turqinë. Këtë herë në Eskishehir. Dhe synojmë pikë për ta hapur rrugën drejt fazës tjetër. Të dielën më 7 nëntor luajmë në Prishtinë ndaj Belgjikës. Ndeshjet tjera, duke përfshirë dy me Greqinë, i luajmë në janar.

Java e Kosovës po fillon. Shpresojmë të dalim prej saj me rezultate të mira e me disponim fituesi.

Në trend Sport

Më shumë
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Përfaqësueset
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Përfaqësueset
Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Përfaqësueset
Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

La Liga
Notat e lojtarëve, Serbi 0-1 Angli: Bellingham lojtar i ndeshjes, Kane dëshpëron

Notat e lojtarëve, Serbi 0-1 Angli: Bellingham lojtar i ndeshjes, Kane dëshpëron

Përfaqësueset
Kalo në kategori