Jessica Plummer dhe Ben Hardy thuhet se kanë ndarë rrugët pasi bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2021.
Ish-aktorët e “EastEnders” raportohet se janë shkëputur nga njëri-tjetri për shkak të angazhimeve të tyre të mëdha.
Ata e mbajtën romancën e tyre më private, e cila dyshohet dyshohet se filloi gjatë xhirimeve të “The Girl Before”.
Foto: REX
Sipas The Mirror, burime pranë Benit dhe Jessicas pohojnë se kanë qenë shumë të zënë për të mbajtur edhe lidhjen.
“Ben dhe Jessica ishin të lidhur me njëri-tjetrin, por puna bëri që ata të kalojnë shumë kohë të ndarë”, tha një burim.
Foto: BBC
Ben ende e ndjek ish-të dashurën e tij të supozuar në Instagram, por ajo duket se nuk e ndjek më atë.
Ben dhe Jessica ishin të dy pjesë e “EastEnders”, me këtë të fundit që portretizon Chantelle Atkins nga 2019 deri në 2022.
Foto: BBC
Çifti më pas luajtën krah njëri-tjetrit për dramën katër-pjesëshe të BBC-së “The Girl Before”. /Telegrafi/
Foto: Instagram