LAJMI I FUNDIT:

NBA, humbje për Lakers dhe Dallas

NBA, humbje për Lakers dhe Dallas
(Foto: Instagram/nuggets)

Kampioni në fuqi i NBA, Los Angeles Lakers, ndalen sërish, pasi u mposhtën me rezultatin 122-105 në udhëtimin te Denver Nuggets në “Ball Arena”.

Me grekun Kostas Antetokounmpo të dëmtuar dhe Anthony Davies e LeBron James larg formës më të mirë, Lakers e patën të vështirë të përballen me Denverin.

Nuggets morën kontrollin e lojës që në fraksionin e dytë, të cilin e fituan thellë dhe më pas vijuan të mbajnë kryesimin deri në fund – transmeton SuperSport.

E nëse Lakers ndalet, nuk ndodh e njëjta gjë me Los Angeles Clippers, që morën fitoren e tretë radhazi, këtë herë me shifrat 128-111 ndaj Cleveland Cavaliers në “Staples Center” të Kalifornisë.

Lou Williams ishte protagonist absolut për skuadrën kaliforniane, pasi shënoi 30 pikë, rikuperoi dy topa dhe dha 10 asiste, ndërsa Cavs u zgjuan vetëm në fraksionin e fundit falë një loje të mirë të Sexton, por kjo nuk mjaftoi që të shmangin humbjen.

Slloveni Luka Doncic ishte në një formë fantastike dhe arriti të shënojë 44 pikë, të rikuperojë 7 topa e të japë nëntë asiste në “American Airlines Center” të Dallasit, por kjo nuk u mjaftoi Mavericks të shmangin humbjen përballë Portland Trail Blazers.

Këta të fundit, të udhëhequr nga Lillard, fituan me rezultat të thellë fraksionin e parë e të tretë të lojës dhe ndonëse humbën dy pjesët e tjera, ia dolën të largohen si triumfatorë nga Dallasi.

Në sfidat e tjera San Antonio Spurs triumfoi me shifrat 110-122 në udhëtimin te Charlotte Hornets, Detroit Pistons mposhtën New Orleans Pelicans me shifrat 123-112 dhe Oklahoma City Thunder fitoi me shifrat 114-109 ndaj Milwaukee Bucks.

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori