LAJMI I FUNDIT:

NBA fillon më 25 tetor

NBA fillon më 25 tetor

Sezoni i ri i NBA-së, 2016-2017, do të nisë më 25 tetor. Kështu kanë vendosur drejtuesit e kampionatit më të bukur në botë, që nuk kanë kursyer edhe disa super-sfida për ditën e hapjes së sezonit të ri.

Në fushë do të zbresin menjëherë kampionët në fuqi të Cleveland Cavaliers, që do të presin New Yorkun. Ditën e parë do të luhen tri takime, ku spikat Golden State-San Antonio, dy skuadra pretendente për titull në Konferencën e Perëndimit.


Ndeshja e tretë do të jetë ajo mes Portland dhe Utah Xhaz, ndërsa një ditë më pas do të luajnë edhe Lakers, që presin Houston në Los Angelos.

Ashtu si gjithnjë, për Krishtlindje, do të luhet sfida mes dy ekipeve finaliste, midis Cleveland dhe Golden State, në fushën e ekipit kampion. Por nuk mungon edhe derbi i Los Angelosit, Lakers-Clippers, apo klasikja New York-Boston si dhe sfida San Antonio-Chicago.

Më 11 shkurt, Kevin Durant do të rikthehet në Oklahoma, por këtë herë si rival me ekipin e Warriors. Si gjithnjë, sezoni i rregullt i NBA-së parashikon 82 ndeshje (73 fitore e 9 humbje rekordi vendosur vjet nga Golden State) dhe më pas, 8 ekipet e para të secilës Konferencë do të nisin fazën e “play off”.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori