LAJMI I FUNDIT:

Nazmi Gripshi, “magjistari” që në momentet vendimtare po tregon formë të lartë dhe po udhëheq Ballkanin drejt titullit të parë në histori

Nazmi Gripshi, “magjistari” që në momentet vendimtare po tregon formë të lartë dhe po udhëheq Ballkanin drejt titullit të parë në histori
Nazmi Gripshi (Foto: Telegrafi)

Mesfushori kreativ me tipare sulmuese i Ballkanit, Nazmi Gripshi është njëri nga lojtarët më të mirë të momentit në BKT Superligën e Kosovës, duke udhëhequr klubin nga Suhareka drejt fitoreve, rezultateve pozitive dhe drejt titullit të parë të klubit në histori. Për formën e tij, objektivat dhe ofertat e transferimit, Gripshi ka folur në një intervistë për Telegrafin.

Ballkani e ka nisur sezonin pranveror në mënyrë të përkryer, ndërsa e ka vazhduar edhe më mirë duke arritur pesë fitore radhazi së fundmi dhe është afër të kurorëzoj sezonin me trofeun e fituar si kampion i Kosovës, pasi kanë mbetur vetëm edhe shtatë ndeshje deri në fund dhe gjendet tetë pikë para Gjilanit të vendit të dytë.

Njëri nga lojtarët më meritor në këtë sezon, e në veçanti në ndeshjet e fundit të sezonit pranveror, padyshim se është edhe djaloshi nga Durrësi, 24-vjeçari Nazmi Gripshi.

Gripshi ka qenë vendimtar me lojën e tij dhe asistimet këtë sezon, në veçanti në ndeshjet e pranverës, duke bërë dy asistime në lojën e fundit me Prishtinën, një asistim me Dukagjinin, si dhe disa penallti të nxjerra në favor të ekipit.

Ish-lojtari i Teutës dhe Skënderbeut ka folur për portalin Telegrafi në lidhje me formën e tij superiore dhe të ekipit, objektivat deri në fund si dhe ofertat drejt tij,

“Paraqitja e skuadrës ka qenë fantastike edhe shpresojmë ta kurorëzojmë me trofeun në fund të sezonit”, ka thënë fillimisht Gripshi për Telegrafin.

“Në çdo ndeshje duhet të kemi kujdes, pasi janë si finale, çdo ndeshje është e rëndësishme. Ne do bëjmë maksimumin për ta siguruar matematikisht titullin, por që në fund ta ngremë lartë trofeun”.

Në intervistën e tij me Telegrafin, Gripshi foli edhe për situatën e tij me Ballkanin, mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare dhe ofertat në drejtim të tij.

“Nuk e di. Shpresoj të jem këtu dhe për ndeshjet e Evropës dhe pastaj të flasë me presidentin dhe të vendosim së bashku për të ardhmen”.

“Oferta ka për mua, por të shohim se ku do jetë më e mira për mua”.

Djaloshi durrsak foli edhe për fushat në Kosovë, ku theksoi se çdo terren është i vështirë për të marrë pikë, ndërsa për lojë më të bukur veçoi stadiumin “Fadil Vokrri” dhe tashmë edhe “Zahir Pajazitin” e rinovuar, shkruan Telegrafi.

“Ne çdo fushe është vështirë të luhet, pasi çdo ekip në fushën e vet është kundërshtar i fortë”.

“Ne ‘Fadil Vokrri’ është stadiumi me i mirë, ku luan një futboll të mirë dhe krijon kënaqësi. Tashmë është ndërtuar edhe stadiumi “Zahir Pajaziti” dhe ofron kushte perfekte për futboll dhe është kënaqësi të luash në ato fusha”.

Në fund, 24-vjeçari foli edhe për raportin me bashkëlojtarët, pa dashur të veçoj ndonjërin që e sheh më afër.

“Me të gjithë kam një raport shumë të mirë. Atmosfera është shumë e mirë në skuadër”, përfundoi ylli i Ballkanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori