LAJMI I FUNDIT:

Naser Rafuna dhe gruaja e tij bëhen prindër të një djali

Naser Rafuna dhe gruaja e tij bëhen prindër të një djali

Aktori i njohur për rolet e shumta komike, Naser Rafuna, ka pritur në jetë një djalë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në rrjetet sociale.


“Në këtë ditë të bukur, në muajin e bekuar të Ramazanit, gruan time dhe mua, Zoti na dhuroi një djalë të shëndetshëm dhe falënderimet i takojnë Krijuesit të Gjithësisë, Mëshiruesit, Zotin Një që na i pranoi lutjet…dhe ekipit mjekësor, të afërm dhe të gjithëve që janë gëzuar me këtë gëzimin tonë.

“Çdo njeri e përjetoftë këtë gëzim”, ka shprehur gëzimin e tij aktori. /Telegrafi/