LAJMI I FUNDIT:

Napoli po e fiton garën për transferimin e Reguilon

Napoli po e fiton garën për transferimin e Reguilon

Napoli thuhet se ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Sergio Reguilon.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, skuadra italiane tani duhet të arrijë marrëveshje personale me mbrojtësin e majtë, për të mbyllur kalimin.


Chelsea është po ashtu e interesuar për 23-vjeçarin, që arriti të shkëlqente në huazim te Sevilla në edicionin që lamë pas nga Los Blancos.

Ziendine Zidane nuk llogaritë më në shërbimet e lojtarit dhe është i gatshëm që të lejojë atë të largohet nëse vije oferta e duhur.

Përse Chelsea e ka të vështirë të transferojë Reguilonin nga Real Madridi?
Lexo po ashtu Përse Chelsea e ka të vështirë të transferojë Reguilonin nga Real Madridi?

Mediumi italian bën të ditur se Napoli do t’i paguajë Real Madridit rreth 25 milionë euro për të transferuar Reguilonin.

Talenti spanjoll ka edhe tri vite kontratë me mbretërit, mirëpo nuk arriti të rivalizonte Marcelon në kohën kur luante në Santiao Bernabeu. /Telegrafi/