LAJMI I FUNDIT:

Napoli planifikon një klauzolë të veçantë për Osimhen në lidhje me klubet nga Arabia Saudite

Napoli planifikon një klauzolë të veçantë për Osimhen në lidhje me klubet nga Arabia Saudite
(Foto: Instagram/victorosimhen9)

Napoli ka zhvilluar shtatë takime me agjentin e Victor Osimhen dhe ka nisur një plan për një klauzolë që do ta mbronte nga interesimi i klubeve saudite.

Nigeriani dëshiron të nënshkruajë kontratë të re afatgjate me Partenopei dhe shpreson në rritje të pagës në përputhje me rëndësinë e tij për klubin.


Po ashtu, 24-vjeçari është i interesuar edhe për një klauzolë që do t’i ofronte kontroll më të madh për të ardhmen e tij.

Dështuan në Mbappen: Al Hilal gati ta thyejë rekordin me pagën që ia ofron Osimhenit
Lexo po ashtu Dështuan në Mbappen: Al Hilal gati ta thyejë rekordin me pagën që ia ofron Osimhenit

Al Hilal ka shprehur interesim serioz për transferimin e Osimhen këtë verë dhe klubi nga Saudi Pro League është i gatshëm ta paguajë një milion euro në javë.

Sky Sports Italia detajon se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, mendon t’i përfshijë dy klauzola lirimi në kontratën e sulmuesit – një për klubet evropiane dhe një tjetër afro dyfish më të lartë për klubet saudite.

Përfaqësuesit e futbollistit duan që klauzola bazë të jetë në vlerë prej 110 milionë eurosh, derisa Partenopei dëshiron që të jetë së paku 150 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori