LAJMI I FUNDIT:

Naomi Campbell me veshje interesante në hapjen e ekspozitës “Forever-Valentino” në Katar

Naomi Campbell me veshje interesante në hapjen e ekspozitës “Forever-Valentino” në Katar

Naomi Campbell mori vëmendjen në hapjen e Forever-Valentino, një ekspozitë e mbajtur në qendrën e artit M7 në Doha, Katar, të enjten mbrëma.

Supermodelja, 52 vjeçe, dukej e jashtëzakonshme me një fustan rozë, ndërsa mahniti të pranishmit me atë që kishte vënë në kokë teksa ecte në tapetin e kuq në vendin e Lindjes së Mesme.

Ngjarja vjen vetëm disa javë përpara Kupës Botërore të Katarit, me vendin që po përballet me kritika në rritje për trajtimin e grave, punëtorëve migrantë dhe personave LGBTQ+.


Naomi Campbell

Ndërkohë Sabrina Elba, 33 vjeçe, tërhoqi po ashtu vëmendjen me një fustan jeshil të ndezur për eventin ku iu bashkua Janet Jackson, 56 vjeçare, e cila kishte veshur një fustan ngjyrë kafe.

Gruaja e Idris Elbas ka kompletuar pamjen e saj magjepsëse me një çantë ari rrethore me shkëlqim dhe gjerdan me vathë të ngjashëm.

Të gjitha lajmet nga Naomi Campbell
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Naomi Campbell

Vendimi i FIFAs për të mbajtur Kupën e Botës në Katar është rrethuar nga polemika – veçanërisht në lidhje me punëtorët migrantë dhe komunitetin LGBTQ+.

Sabrina Elba

Katari është përballur me një shqyrtim intensiv të kushteve fizike dhe kontraktuale për qindra mijëra punëtorë migrantë që kur u fituan të drejtat e organizimit të Kupës së Botës 12 vjet më parë.

Është ende për t’u parë se sa kohë do të shpenzojnë transmetuesit e Kupës së Botës për të theksuar akuzat kundër qeverisë së Katarit, të cilat përfshijnë pretendimet e vitit 2013 nga The Guardian se punëtorëve iu mohua ushqimi, uji dhe iu hoqën pasaportat.

Janet Jackson

Disa pretendojnë se nuk janë paguar, ose nëse janë paguar, pagesat kanë qenë minimale dhe të vonuara. Një hetim i Daily Mirror i vitit 2019 zbuloi se 28 mijë puntorë paguheshin afërsisht 1 dollarë në orë gjatë një jave 48-orëshe.

Më e keqja, The Wall Street Journal raportoi në 2015 se mbi 1200 punëtorë vdiqën duke ndërtuar infrastrukturën për turneun. Vitin e kaluar, The Guardian e vendosi këtë shifër afër 6500 mijë. /Telegrafi/

Ekspozita Forever – Valentino

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori