LAJMI I FUNDIT:

Naomi Campbell pozon për herë të parë me vajzën e saj në kopertinën e “British Vogue”

Naomi Campbell pozon për herë të parë me vajzën e saj në kopertinën e “British Vogue”

Vajza e Naomi Campbell ka bërë debutimin e saj në revistë.

Supermodelja, 51 vjeçe, pozoi në kopertinën e marsit të “British Vogue”, duke mbajtur në krahë vajzën që ajo solli në jetë në fshehtësi të plotë, në maj 2021.

Campbell ka vendosur ta mbajë privat emrin e vajzës së saj dhe nuk do të zbulojë asnjë detaj tjetër për lindjen e saj, përveçse të thotë: “Ajo nuk ishte birësuar – ajo është fëmija im”.


Foto: Steven Meisel

Por, fansat nuk ishin të vetmit që nuk ishin në dijeni për shtatzëninë e modeles së famshme.

“Mund të numëroi në njërën dorë numrin e njerëzve që e dinin se do të vinte në jetë ”,tha ajo.

“Por ajo është bekimi më i madh që mund ta imagjinoja. Është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, tha tutje modelja e pasarelave., shkruan PageSix.

Tani që ajo ka lindur fëmijën, Campbell nuk mund të ndalojë së foluri për të dhe ndjesitë që merr nga ajo.

Steven Meisel

“Ajo fle shumë mirë, pothuajse nuk qan dhe më thonë se është shumë vigjilente për moshën e saj. Ajo sapo ka filluar të përshëndesë, gjë që është argëtuese. Ajo qesh shumë. Ajo është pothuajse duke folur”, tha Campbell.

Dhe grupi i shokëve të Campbell kanë qenë shumë mbështetës gjatë kësaj periudhe sipas saj.

Cindy Crawford ishte ndër të parat që e takoi kur ajo ishte vetëm disa ditëshe dhe Christy Turlington e vizitoi menjëherë pas, më pak se dy javë më vonë.

Plus, foshnja është tashmë një klient i elitës së modës, pasi ka marrë një numër të madh veshjesh nga stilistët e njohur.

“Ajo ka një dollap vërtet të bukur falë kaq shumë stilistëve dhe miqve që i kanë dërguar asaj disa gjëra të bukura, por fëmijët rriten shpejt, apo jo?”, tha Campbell në fund. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori