LAJMI I FUNDIT:

Nani për Cristiano Ronaldon: Nuk kishte vend më të mirë për të se Manchester United

Nani për Cristiano Ronaldon: Nuk kishte vend më të mirë për të se Manchester United

Ish-ylli i Manchester Unitedit, Luis Nani është duke luajtur për skuadrën nga MLS, Orlando City, por ai ende mban njërin sy duke shikuar atë që po ndodh në Old Trafford.

Pas 230 paraqitjeve për klubin anglez, në të cilat ai shënoi 41 gola dhe dha 73 asistime, është e qartë se Manchester United ende mban një vend në zemrën e 34-vjeçarit portugez.


Cristiano Ronaldo u rikthye te Manchester United verën e kaluar dhe, në sytë e Nanit, ishte vendi më i mirë që mund të kishte shkuar.

Nani zbulon bisedën me Ronaldon: Më tha se mund të përfundojë në MLS
Lexo po ashtu Nani zbulon bisedën me Ronaldon: Më tha se mund të përfundojë në MLS

“Gjithmonë”, ka thënë fillimisht Nani për Athletic, kur u pyet nëse ai vazhdon të ndjekë Manchester Unitedin.

“Nëse nuk kam lojë në të njëjtën kohë, sigurisht. Është e veçantë tani me Cristianon atje. Natyrisht, kur shihni lajmet dhe situatën e tij në Juventus, mund të imagjinoni se nuk kishte vend më të mirë për të sesa të kthehej te United”.

“Në kokën time, e dija se ai mund të shkonte. E dija se lajmi do të ishte i vërtetë, kështu që nuk ishte aq e papritur për mua”.

“Është gjithmonë një motivim të shohësh Man Utd dhe Old Trafford plot me tifozë, mënyra se si është atmosfera në atë stadium është thjesht e pabesueshme. Është mirë të shohësh dhe kujtosh disa momente të mira”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori