Mesfushori belg i Cagliarit, Radja Nainggolan bëri shaka me Cristiano Ronaldon dhe Paul Pogban, të cilët kishin hequr shishet e Coca-Cola dhe Heineken në konferencat e tyre për shtyp në Euro 2020.

Ronaldo hoqi dy shishe të Coca-Cola gjatë konferencës së tij për shtyp në prag të lojës së Portugalisë kundër Hungarisë të hënën, duke sugjeruar gazetarët dhe tifozët të ‘pinë ujë’.

Pogba, një praktikues mysliman, bëri të njëjtën gjë pas fitores së Francës ndaj Gjermanisë mbrëmë, por hoqi një shishe birrë Heineken pasi pirja e alkoolit është e ndaluar në Islam.

“Të gjithë kanë të drejtë të pinë çfarë duan”, Coca-Cola reagon pas ‘skandalit’ të Ronaldos “Të gjithë kanë të drejtë të pinë çfarë duan”, Coca-Cola reagon pas ‘skandalit’ të Ronaldos

Mesfushori i Cagliarit, Nainggolan nuk humbi shumë kohë dhe bëri shaka me Ronaldon dhe Pogban në profilin e tij në Instagram.

Reklama

33-vjeçari bëri një fotografi montazh duke pretenduar se ishte pjesë e një konference shtypi në Euro 2020 me disa shishe alkool përpara.

Reklama

“Le të qeshim!”, ishte përshkrimi i Nainggolanit në fotografinë montazh në postuar në rrjetet sociale.

Postimi thumbues i Nainggolanit

Tre vjet më parë, Nainggolan postoi një video të tij duke pirë duhan dhe pije alkoolike në prag të Vitit të Ri dhe u gjobit nga Roma që ishte klubi i tij në atë kohë.

Ndryshe, Nainggolan është ende nën kontratë me Interin, por Cagliari po bën presion për ta nënshkruar atë në një marrëveshje të përhershme. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Reklama

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >