LAJMI I FUNDIT:

Nainggolan i jashtëzakonshëm, bën tri asistime dhe shënon një gol fantastik – Cagliari në top katërshe

Nainggolan i jashtëzakonshëm, bën tri asistime dhe shënon një gol fantastik – Cagliari në top katërshe
Radja Nainggolan. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

E dërgoi Interin në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, por e larguan si asgjë hiq, duke thënë se nuk bënë për skemat e Contes.

Kërkoi rikthimin te Roma, por as Giallorosët nuk e deshën duke bërë që të zgjidhte rikthimin te Cagliari edhe pse mund të fitonte më shumë në Kinë ose Amerikë.

Radja Nainggolan po tregon se është njëri nga mesfushorët më të mirë që ka pasur Serie A në vitet e fundit. Në ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinas, Cagliari ka shënuar një fitore të thellë 5-2, ku Nainggolan shkëlqeu.

Radja Nainggolan dhe Giovanni Simeone. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

Ylli belg bëri tre asistime, secili më i mirë se tjetri në golin e parë, të tretë dhe të katërt. Ndërkohë, në minutën e 65-të, Ninja dhuroi një magji duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga distanca.

Falë formës së mrekullueshme të Ninjas, Cagliari i tij tani ndodhet në pozitën e tretë, pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Klubi nga Sardegnia ka grumbulluar 24 pikë pas 12 ndeshjeve duke lënë mbrapa skuadra të mëdha si Roma, Napoli, Lazio, Atalanta, Milan, Fiorentina e Torino.

Duke parë formën e jashtëzakonshme të Nainggolanit, sigurisht që Inter e Roma janë pishman që nuk e kanë ende në skuadër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori