LAJMI I FUNDIT:

Nainggolan dhe Perisic mund të rikthehen te Interi, por jo edhe Icardi

Nainggolan dhe Perisic mund të rikthehen te Interi, por jo edhe Icardi

Interi mund të mirëpresë rikthimin e dyshes Radja Nainggolan dhe Ivan Perisic nga huazimet në Cagliari dhe Bayern Munich, por jo edhe Mauro Icardi pas lëvizjes së tij në Paris Saint-Germain.

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, Antonio Conte nuk është tërësisht i etur për t’i dhënë këtyre lojtarëve një shans tjetër, pasi kishte vendosur verën e kaluar që ata të mos futeshin në projektin e tij taktik.

Me ardhjen e Christian Eriksen në janar, duhet të bëhen disa rregullime, dhe ai është i gatshëm të marrë në konsideratë sesi do të futen në atë qasje.

Nainggolan ka bërë përshtypje te Cagliari, por klubi nga Sardenja nuk ka gjasa të gjejë para për të paguar çmimin e transferimit ose pagën e tij.

Sa për Perisic, ai kontribuoi me pesë gola dhe tetë asistime në 22 paraqitje për Bayern Munichun, por nuk ka garanci që gjigantët gjerman do të shfrytëzojnë mundësinë e tyre të blerjes prej 20 milionë eurosh.

Kur bëhet fjalë për Icardin, nuk ka ende rrugë për kthimin e tij në San Siro, sikur PSG të mos aktivizojë opsionin e tyre prej 70 milionë eurosh për të blerë, atëherë ai do të kthehet menjëherë në treg.

Ish-kapiteni raportohet se krijoi një ndarje kaq të hidhur brenda klubit sa nuk do të ishte i mirëpritur përsëri, ndërsa edhe stili i tij thuhet se nuk përshtatet me mentalitetin e palodhur të Contes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori