LAJMI I FUNDIT:

Nadal: Jam kthyer në nivel të lartë, Federer e meritoi triumfin

Nadal: Jam kthyer në nivel të lartë, Federer e meritoi triumfin

Drama finale e Australian Open ndërmjet Rafael Nadal dhe Roger Federer përfundoi me triumfin e tenistit zviceran.

Spanjolli ishte kthyer nga lëndimet që ia vështirësuan rrjedhën e vitit 2016 dhe arriti në finale të garës së rëndësishme të tenisit.


Sidoqoftë, atje pësoi me rezultat 3-2 në sete nga Federer, i cili po ashtu ka pasur probleme me lëndime.

Klasi i Federer fiton duelin me rikthim dramatik, finale për t’u mbajtur mend (Video/Foto)
Lexo po ashtu Klasi i Federer fiton duelin me rikthim dramatik, finale për t’u mbajtur mend (Video/Foto)

Në këtë mënyrë, ai nuk arriti që ta zgjasë rekordin e tij fitues kundrejt zviceranit. Tash, Federer ka 12 fitore nga 35 përballje me Nadal, si edhe i ka fituar tre nga nëntë finalet e mëdha sa janë ndeshur.

“Kam punuar shumë për të arritur këtu ku jam. Unë angazhohem shumë, ndoshta Roger e meritoi paksa më shumë se unë”.

“Thjesht do të t’i vazhdoj përpjekjet. Mendoj se jam kthyer në nivel shumë të lartë”, ka deklaruar Nadal pas humbjes. /Telegrafi/