LAJMI I FUNDIT:

MySpace largon nga puna gjysmën e të punësuarve?

MySpace largon nga puna gjysmën e të punësuarve?

The Wall Street Journal, mediumi i cili gjithashtu është në pronësi të News Corporation, pjesë e së cilës është edhe MySpace, ka raportuar se ky rrjet për shoqërim është duke u përgatitur të bëjë “shkurtime dramatike të punonjësve në biznesin e saj”.

Madje, një burim për të cilin thuhet se është i afërt me çështjen i ka thënë gazetës se një e treta apo gjysma prej 1.100 të punësuarve në MySpace do të mund të shkarkohen nga puna, dhe se ky lajm do t’u bëhet e ditur atyre brenda këtij muaji.

Në verën e vitit 2007, MySpace ishte rrjeti për shoqërim me më shumë se 80 milionë vizitorë, ndërsa numri i përdoruesve të këtij rrjeti tashmë është zvogëluar në 40 milionë vizitorë në muaj, thuhet sipas Quantcast.

Lajmin për reduktimin e numrit të punëtorëve në MySpace fillimisht e ka raportuar All Things D, i cili gjithashtu është pjesë e grupit News Corp. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Përdoruesit e Facebook Messenger do ta pëlqejnë funksionin e ri, dhe ja pse

Përdoruesit e Facebook Messenger do ta pëlqejnë funksionin e ri, dhe ja pse

Teknologji
Zbulohen veçoritë e reja me Al që do të marrë iOS 18 i Apple

Zbulohen veçoritë e reja me Al që do të marrë iOS 18 i Apple

Teknologji
Video-loja më e shitur e PlayStation u krijua nga rivali i saj

Video-loja më e shitur e PlayStation u krijua nga rivali i saj

Lojëra
Inteligjenca Artificiale po vjen në pajisjet tuaja Apple - a do të jetë kjo (jo) e sigurt?

Inteligjenca Artificiale po vjen në pajisjet tuaja Apple - a do të jetë kjo (jo) e sigurt?

Teknologji
Haxhi 2024: Arabia Saudite kryen testin e parë për

Haxhi 2024: Arabia Saudite kryen testin e parë për "taksi ajrore pa pilot" për t'u shërbyer pelegrinëve

Teknologji
Aksionet e Tesla-s mund të rriten për 90 për qind tani që paketa 56 miliardë dollarëshe e Musk është miratuar

Aksionet e Tesla-s mund të rriten për 90 për qind tani që paketa 56 miliardë dollarëshe e Musk është miratuar

Teknologji
Kalo në kategori