eksperti ad

Bebe Rexha e ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku paraqitet duke kënduar.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ndodhet në dhomën e saj të hotelit dhe bën muzikë me ndihmën e një kitare akustike.


Në bazë të përshkrimit në Instagram, duket se Bebe muzikën e ka edhe një formë terapie për shpirtin e saj.

“Terapia e mëngjesit në dhomën time të hotelit. Kush ka nevojë për një zemër kur zemra mund të thyhet”, ka shkruar Bleta në përshkrim.

Ndryshe, “Back to You”, titullohet kënga më e re, të cilën Bebe Rexha e ka lansuar me videoklip. /Telegrafi/