LAJMI I FUNDIT:

Mustafi i shpëton dënimit pas festimit me shqiponjë, FA nuk merr masa ndaj mbrojtësit shqiptar

Mustafi i shpëton dënimit pas festimit me shqiponjë, FA nuk merr masa ndaj mbrojtësit shqiptar

Shkodran Mustafi nuk do të përballet me ndëshkimin retrospektiv nga Federata Angleze e Futbollit për festën e tij me shqiponjë në fitoren 3-2 të së dielës në Cardiff City.

Mbrojtësi i lindur në Gjermani nga një familje shqiptare nga Maqedonia, festoi golin e tij në minutën e 11-të, i cili ishte i epërsisë për Arsenalin.


Festa e tij ngjan dhe kuptohet të jetë një referencë për – shqiponjë me dy krena mbi flamurin kombëtar të Shqipërisë.

Mustafi shënon ndaj Cardiffit pas asistimit të Xhakës, feston me shqiponjë
Lexo po ashtu Mustafi shënon ndaj Cardiffit pas asistimit të Xhakës, feston me shqiponjë

Mustafi bëri gjestin pas asistimit nga Granit Xhaka, një tjetër lojtar i Arsenalit me trashëgimi kosovare-shqiptare.

Mustafi duke festuar golin së bashku me Xhakën

Duke pasur parasysh rregulloren e FA-së lidhur me deklaratat dhe festimet me karakter politik në lojë, Mustafi rrezikoi dënimin për festimin e tij.

Megjithatë, sipas The Indenpedent, Federata Angleze e Futbollit ka vendosur të mos marrë masa kundër mbrojtësit me prejardhje shqiptare.

Cardiff 2-3 Arsenal: Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve
Lexo po ashtu Cardiff 2-3 Arsenal: Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve

Ndryshe, gjatë Kupës së Botës, Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin dënuar pas festimit në të njëjtën mënyrë kundër Serbisë.

Pas një hetimi të shkurtër, FIFA gjobiti Xhakën dhe Shaqirin “për sjellje josportive në kundërshtim me parimet e lojës”, teksa edhe Stephen Lichsteiner u gjobit gjithashtu pasi u bashkua me festimet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori