Mustafi lë pas të gjithë mbrojtësit në Ligën Premier

Kalimi i Shkodran Mustafit po del të jetë një hap i menduar mirë nga mbrojtësi shqiptar.
Ish-ylli i Valencias është adaptuar mirë në sistemin e lojës së Arsenalit dhe kjo nuk ka mbetur pa rënë në sy të tjerëve.
Mustafi deri më tani ka luajtur vetëm dy ndeshje në Ligën Premier dhe që nga debutimi i tij ia ka kompletuar 139 pasime.
Kjo shifër e bën atë mbrojtësin me më së shumti pasime në elitën e kampionatit anglez.
Mustafi ishte një nga më të mirët në fitoren e Arsenalit ndaj Hull Cityt. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































