Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i është përgjigjur sot Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me ofertën që i kanë bërë Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për propozimin e tre emrave jopartiakë për president.

Mustafa në një postim në Facebook i ka kërkuar LVV që së bashku me PDK-në që të propozojë tre emra për president.


“Unë i ftoj LVV-në dhe PDK-në që së bashku të propozojnë 3 emra për President, kandidatë jashtë skenës aktuale politike.

Së bashku do ta zgjidhnin Presidentin me lehtësi me 88 vota (LVV 66 + PDK 22). Për shkak të afateve kushtetuese, i pres deri nesër në mesnatë”, shkruan Mustafa. /Telegrafi/