LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Pas ‘Rojave të Urës’ e ‘Mbrojtjes Civile’ tash Vuçiq e Radoiçiq paraqitën me formacionin e ri paramilitar ‘Brigada e Veriut’

Musliu: Pas ‘Rojave të Urës’ e ‘Mbrojtjes Civile’ tash Vuçiq e Radoiçiq paraqitën me formacionin e ri paramilitar ‘Brigada e Veriut’

Mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës, përkatësisht në sheshin “Car Llazar”, afër urës së Ibrit janë parë disa grafite me mbishkrimin në gjuhën serbe “Mos u brengosni. Këtu jemi. Ju presim”, me simbolin “Brigada e Veriut”.

Lidhur me këtë ka reaguar eksperti i sigurisë Agim Musliu, duke thënë se presidenti serb Aleksandar Vuciq dhe krimineli Milan Radoiciq paraqitën me formacionin e ri paramilitar “Brigada e Veriut”.


Sipas Musliut, shkrimi i këtyre grafiteve është një kërcënim për sigurinë e Kosovës.

“Pas ‘Rojave të Urës’ e ‘Mbrojtjes Civile’ e formacioneve të tjera, tash Vuçiqi e Radoiçiqi paraqiten me këtë formacionin e ri paramilitar ‘Brigada e Veriut’. Sado që në plan të parë kjo duket një kërcënim ndaj sigurisë në Kosove, unë më shume po e shoh si një huti dhe përpjekje të kriminelëve serbë për t’ia rritur vlerën Vuçiqit sot e tutje në Bruksel”, shkruan Musliu në Facebook.

Po ashtu, ai thekson se ky është një kërcënim ruso-serb për stabilitetin e Ballkanit.

“’Brigada e Veriut” është grafiti më i ri në rrugët e komunave veriore me shumicë serbe të Republikës së Kosovës. Një tjetër kërcënim ruso-serb për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, për të larguar vëmendjen nga agresioni rus në Ukrainë”, thekson Musliu në Twitter.

Ndërkaq, sot me ftesë të shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

"Mos u brengosni, këtu jemi", grafite në gjuhën serbe në veri të Mitrovicës
Lexo po ashtu "Mos u brengosni, këtu jemi", grafite në gjuhën serbe në veri të Mitrovicës

Takimi vjen pas tensioneve të shtuara në pjesën veriore të Kosovës dhe deklaratave në Kosovë e Serbi për shkak të fillimit të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit ndërmjet dy vendeve për targa dhe dokumente zyrtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori