Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e parë për muajin nëntor për kualifikueset e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.
Dardanët presin Izraelin me fillim nga ora 20:45, derisa janë në kërkim të fitores së parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, pasi në tre ndeshjet e zhvilluara deri më tani kanë vetëm barazime.
Për këtë duel ka mungesa të mëdha, pasi nuk janë emrat e Amir Rrahmani, Mërgim Vojvodës, Florent Hadergjonajt, Ibrhaim Dresevic, Betim Fazliji apo Edon Zhegrova.
Kësisoj trajneri Primoz Gliha pritet të bëj ndryshime të mëdha në formacion, megjithatë në portë do të jetë i përhershmi Aro Muric.
Në krahun e djathtë të mbrojtjes pritet të luaj nga minuta e parë Lirim Kastrati, derisa në të majtë Fidan Aliti. Në qendër të mbrojtjes do të jenë dyshja Lumbardh Dellova dhe Kreshnik Hajrizi.
Reparti i mesfushës do të përbëhet nga Qëndrim Zyba dhe Florian Loshaj, ndërsa më i avancuar është Florent Muslija.
Ndërkohë në sulm Milot Rashica do të jetë në krahun e djathtë, derisa në qendër është Vedat Muriqi. Për krahun e majtë të sulmit është një konkurrencë e madhe mes Elbasan Rashanit, Ermal Krasniqit dhe Zymer Bytyqit, por duket se më i preferuar është Rashani. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen detaje tjera të kontratës së Hansi Flick me Barcelonën
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Guti bën krahasimin mes këtij Real Madridi dhe epokës ‘Galaticos’, tregon edhe pengun e madh në karrierë
Mbappe: Real Madrid? Më mirë pyesni mamanë time
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona