LAJMI I FUNDIT:

Mundo Deportivo: Dashuri e ndërsjellët mes Manes dhe Barcelonës – senegalezi pritet të zbarkojë në Camp Nou

Mundo Deportivo: Dashuri e ndërsjellët mes Manes dhe Barcelonës – senegalezi pritet të zbarkojë në Camp Nou

Barcelona vazhdon të skanojë tregun në kërkim të lojtarëve cilësorë, por në të njëjtën kohë jo të çmendur në nivel ekonomik për të forcuar skuadrën.

Prioriteti për sulmin është nënshkrimi i një top lojtari, pra një sulmues që mund të bëjë diferencën. Dhe tashmë opsioni i Sadio Manes, sulmuesi i Liverpoolit, është i arritshëm, siç ka mësuar Mundo Deportivo.


Ëndrra e Barçës ishte Erling Haaland, nënshkrimi i të cilit me Manchester Cityn mund të zyrtarizohet këtë javë.

Formacioni i Barcelonës në 2022/23: Xavi ka lojtarin rreth të cilit do ta ndërtojë skuadrën
Lexo po ashtu Formacioni i Barcelonës në 2022/23: Xavi ka lojtarin rreth të cilit do ta ndërtojë skuadrën

Barcelona nuk e ka fshehur prej kohësh se nënshkrimi i norvegjezit nga Borussia Dortmund, me të cilin Xavi Hernandez u takua në Mynih në fillim të marsit, ishte pothuajse i pamundur për shkak të kërkesave të larta ekonomike të babait dhe agjentit të tij.

Ky detaj, aspak i vogël, i cili nuk ka ndryshuar me gjithë vdekjen e fundit të agjentit të tij, Mino Raiola. Klubi katalunas ka lëvizur gjithashtu për Mohamed Salah, një sulmues tjetër i Liverpoolit që Xavi e do, por pretendimet e egjiptianit në nivelin e pagës janë shumë të larta.

Dhe gjithashtu ka pasur disa përpjekje për Robert Lewandowskin, kontrata e të cilit skadon vitin e ardhshëm dhe është gati të largohet nga “Allianz Arena” për të zbritur në Camp Nou. Megjithatë, klubi gjerman ka qenë i papërkulur tani për tani: ata duan ta rinovojnë marrëveshjen me polakun dhe nuk duan ta humbin atë këtë verë.

Në këtë kontekst vështirësish për të gjetur një sulmues të klasit të lartë, në ambientin e Barçës është shfaqur një emër i ‘favorshëm’ deri tani: Sadio Mane.

Në moshën 30-vjeçare, sulmuesi i Liverpoolit është një vit larg përfundimit të kontratës së tij në Anfield dhe ëndrra e tij nëse mund të largohet nga klubi anglez është t’i bashkohet La Ligas , me një preferencë të veçantë për Barcelonën.

Burime brenda kampit Blaugranas konfirmojnë për këtë gazetë se senegalezi është në krye të dëshirave të Xavit.

Gara për Topin e Artë: Benzema parakalon Lewandowskin në renditjen për çmimin presitigjioz
Lexo po ashtu Gara për Topin e Artë: Benzema parakalon Lewandowskin në renditjen për çmimin presitigjioz

Te Barça janë shumë të vetëdijshëm se Mane dëshiron të hyjë në kampionatin spanjoll sepse beson se atje do të ketë shansin të bëhet futbollisti më i mirë në kontinentin e tij dhe të aspirojë vendet e para në Topin e Artë, diçka që për tani është e pamundur.

Sidoqoftë, sulmuesi beson se të luash në një gjigant të La Ligës si Barcelona do t’i jepte më shumë fuqi arritjeve të tij individuale dhe kolektive. Në moshën 30-vjeçare, dhe ende në formë të mirë, ai është gati të bëjë hapin drejt Camp Nout. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori