LAJMI I FUNDIT:

“Mund të luaj me Ibran” – Pato ëndërron rikthimin te Milani

“Mund të luaj me Ibran” – Pato ëndërron rikthimin te Milani

Sulmuesi brazilian, Alexandre Pato ka zbuluar se ai ëndërron të kthehet në Milan dhe shton se ai me Zlatan Ibrahimovic do të krijonim një dyshe të shkëlqyeshme.

31-vjeçari ka qenë pa  klub që kur u lirua nga Sao Paulo verën e kaluar dhe qendërsulmuesi, i cili kaloi gjashtë sezone me Milanin midis 2007 dhe 2013, pranoi se ai ëndërron të kthehet në San Siro.

“Unë kam kujtime të shkëlqyera, ne po flasim për 150 ndeshje, 63 gola, një Scudetto dhe një Supercoppa Italia”, ka thënë fillimisht Pato për La Gazzetta dello Sport.

Nga portier deri në sulmues: Lista me lojtarët që janë ende pa klub
Lexo po ashtu Nga portier deri në sulmues: Lista me lojtarët që janë ende pa klub

“Do të ishte një ëndërr të isha në gjendje të kthehesha në Milan, i cili është në zemrën time”.

Ish-sulmuesi rossoner u pyet nëse ai do të pranonte një rol si zëvendës i Zlatanit, por ai pretendoi që të dy mund të luanin së bashku.

“Unë do të thosha po, cili është problemi?. Unë do të luaja, disa ndeshje do të ishin të mjaftueshme për të bindur trajnerin”.

“Le të themi që mbase mund të luanim së bashku. Ne do të ishim një dyshe e shkëlqyeshme”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori