LAJMI I FUNDIT:

Mudryk kalon me sukses testet mjekesore, pritet vetëm zyrtarizimi te Chelsea

Mudryk kalon me sukses testet mjekesore, pritet vetëm zyrtarizimi te Chelsea

Transferimi i sulmuesit anësor, Mykhaylo Mudryk nga Shakhtar Donetsk te Chelsea pritet të kompletohet së shpejti, pasi ukrainasi ka kaluar testet mjekësore.

Saga e transferimit të Mudryk në Londër po vjen drejt fundit, por me transferimin e lojtarit në “Stamford Bridge” dhe jo në “Emirates” te Arsenali.


Mudryk ishte afër transferimit te Arsenali për një shifër rreth 90 milionë euro, pasi ishte edhe dëshira e tij, por Blutë e Londrës udhëtuan të shtunën drejt Polonisë dhe përmbysen gjithçka.

Gjatë takimit të djeshëm të drejtuesve të Chelseat me ata të Shakhtarit u arrit një marrëveshje në parim për shumën e 100 milionë euro.

Me arritjen e marrëveshjes, Mudryk udhëtoi drejt Londrës dhe të finalizuar transferimin dhe tani ajo është gati.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizo Romano,  Mudryk ka përfunduar me sukses të gjitha testet mjekësore në mëngjesin e sotëm.

Romano shton se ylli ukrainas po nënshkruan tani në selinë e klubit kontratën e tij si lojtar i ri i Chelseat deri në vitin 2030.

Chelsea thuhet se dëshiron të prezantojë sot Mykhaylo në Stamford Bridge. /Telegrafi/