Mozzik publikon këngën e re "Ska"

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ka publikuar në mesnatë (e enjte) projektin e ri muzikor.
Ai ka bashkuar forcat me artisten nga Shqipëria, Elvana Gjata, projekti i të cilëve është kompletuar edhe me videoklip.
“Ska” mban titullin kjo këngë që është pjesë e albumit të ri të artistit të quajtur, “Lamboziki”.

Teksti është shkruar nga vet 26-vjeçari, kurse për producimin u përkujdes Rzon së bashku me Pëllumb beats.
Videoklipi ndërkohë i është besuar produksionit të njohur, Entermedia.

Gramos Aliu (emri i vërtetë) edhe në vitin që lamë pas solli një sërë projektesh të suksesshme. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/01/2022
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






























































