eksperti-banner

Reperi i njohur, Mozzik, është i pëlqyer dhe ndjekur nga mijëra fansa në rrjetet sociale.

Duket se të ardhurat e mira nga muzika ia mundësojnë atij që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.


Këtë mund ta dëshmojë edhe vetura më e re luksoze, që ai ia ka shtruar së fundmi koleksionit të tij.

Bëhet fjalë për një makinë të tipit "Mercedes G Class 63 amg", çmimi i së cilës sillet tek 140 mijë dollarë.

“Në shkollë fillore kam qenë G në klasë, në test të shkollës 63 pikë i pata bërë, dhe për atë s'pata mundësi pa punu dhe për ta marrë", ka shkruar i ngazëllyer reperi në Instagram.

Përndryshe, projekti i tij i fundit muzikor mbetet kënga "Romeo x Juliet", që ai e solli në bashkëpunim me partneren e tij, Loredanën. /Telegrafi/