Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, këtë Bajram e ka festuar ndryshe.

Ai ka mbledhur shokët e tij të fëmijërisë në qytetin e tij të lindjes, Ferizaj, dhe së bashku kanë vizituar mësuesen e tyre të shkollës fillore në këtë festë.


Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook, ku shihet bashkë me miqtë në vizitën te mësuesja e tyre e dikurshme.

"Një mësuese e mirë është si qiriu . Ajo shkrin veten për të ndriçuar rrugën të tjerëve. Për Bajram tek Mësuesja jonë e dashur Sadije Çarkaxhiu", shkroi Mozzik në Facebook.

Mozzik përndryshe e ka cekur disa herë se nga arsimimi i tij, ka të kryer vetëm shkollën fillore nëntë vjeçare.

mozzik 175303743 291092045896532 1856018071426683226 n

Mirëpo kjo nuk e ka penguar në rrugën drejt të bërit i famshëm, duke zgjedhur muzikën si rrugën e sigurt për ta arritur famën. /Telegrafi/

mozzik 183677856 931457197674559 6338541325481639627 n Foto: Mozzik/Instagram