LAJMI I FUNDIT:

Mozzik kërkon falje pasi iu anulua koncerti në Tiranë: Kishte forca të policisë brenda që e ndalën muzikën

Mozzik kërkon falje pasi iu anulua koncerti në Tiranë: Kishte forca të policisë brenda që e ndalën muzikën
Foto: Instagram

Rap-artisti nga Ferizaj, Gramos Aliu – Mozzik, mbrëmë (e premte) ishte paraparë të performonte në Tiranë.

Megjithëse kishte kryer të gjitha përgatitjet, atij iu ndalua performanca nga Policia.


Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në InstaStory, ndërkohë që iu kërkoi falje fansave.

Mozzik (Foto: Instagram)

Postimi i plotë i Mozzikut:

“Iu kërkoj falje të gjithë qytetarëve të Tiranës. Sonte unë erdha në klub që të përfundoj performancën time në ora 1:00 kishte forca të Policisë brenda që e ndalen muzikën. Nuk e di këto vendime e këto kufizime gjëra kush i bën por janë gabim. Ndërkohë që gjithë kufizimet janë larguar, qenka ende muzika problem.

Sinqerisht është hera e parë e imja që më ka ndodhur kjo situatë. Kërkim falje gjithë atyre që ishin sonte prezent e në pritje të performancës, nuk ishte në dorën time asgjë, se po të ishte do digjej si gjithmonë me atmosferë!

Po njerëzit ngelën një orë duke pritur për muzikë, prit e prit…kot vendime koti. Të pakuptimta, absurde. Gjithsesi e imja ishte të ju kërkoj falje se sonte kishim qëllim të kënaqemi po ja që e ndalën muzikën e na prishën komplet natën. Shihemi shumë shpejt Tiranë. Ju dua”. /Telegrafi/

Mozzik (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori