LAJMI I FUNDIT:

Mozzik e befason vajzën me orë Rolex, kushton mijëra euro

Mozzik e befason vajzën me orë Rolex, kushton mijëra euro

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka një arsye të veçantë për të festuar në këtë ditë.

Kjo pasi vajza e tij, Hana, feston ditëlindjen e katërt dhe me këtë rast e ka befasuar në Zvicër.


Ai i ka organizuar një festë, ndërkohë që i ka bërë dhe një dhuratë super luksoze.

Mozzik (Foto: Instagram)

Gramoz Aliu (emri i vërtetë) i ka blerë Hanës një orë të markës Rolex, që kushton mijëra euro.

Mozzik uron vajzën për ditëlindje: Sot katër vjet më ke bërë njeriun më të mirë në botë
Lexo po ashtu Mozzik uron vajzën për ditëlindje: Sot katër vjet më ke bërë njeriun më të mirë në botë

Ai po ashtu në një postim të bërë në rrjete sociale tregoi se ka hapur një pus me ujë me emrin ‘Hana Mozzik Aliu’.

Mozzik (Foto: Instagram)

Mozzik dhe Loredana janë bërë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2018.

Ata kanë qenë bashkë për disa vite, por që u ndanë përfundimisht vitin që lamë pas. /Telegrafi/

Mozzik (Foto: Instagram)